8
March
2021
24 language versions now available
23 November 2021

Krimi, siguria dhe të drejtat e viktimave – Përmbledhje - Anketë për të Drejtat Themelore

Kjo përmbledhje paraqet idetë kyçe të raportit të dytë kryesor të FRA-së, mbështetur në Anketën për të Drejtat Themelore. Anketa mblodhi të dhëna nga rreth 35 000 njerëz lidhur me përvojat, perceptimet dhe opinionet e tyre mbi një sërë çështjesh që përmblidhen në mënyra të ndryshme nga të drejtat e njeriut.
Vështrim i përgjithshëm

Raporti i dytë i FRA-së përqendrohet te përvojat e personave si viktima të disa llojeve të përzgjedhura krimesh ku përfshihen dhuna, ngacmimi dhe krimi ndaj pronës. Raporti merr gjithashtu në shqyrtim edhe shpeshtësinë e kallëzimit të këtyre krimeve në polici; shkallën e shqetësimit rreth viktimizimit potencial; dhe nivelin e gatishmërisë për të ndërhyrë, për të kallëzuar në polici ose, nëse do t’u kërkohej, për të dëshmuar në gjykatë në situata të caktuara.

Rezultatet e paraqitura ofrojnë të dhënat e para të një ankete mbi krimin në të gjithë BE-në për përvojat e viktimizimit të popullsisë së gjerë. Këto rezultate mund të përdoren për të orientuar politikat dhe legjislacionin kombëtar dhe ato të BE-së për viktimat e krimit.